Është përshkallëzuar protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha para godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë tentuar të djegin pemën e Krishtlindjeve që ndodhet para godinës qeveritare.
Siç duket nga fotot, flakët kanë përfshirë pemën ndërsa më herët ata tentuan ta rrëzonin.
Policia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndaluar qytetarët e zemëruar në këtë protestë.
Protestuesit kërkojnë zbardhjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha të vrarë nga një efektiv policie dhe largimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.