Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pema e Krishtlindjes iu merr flakë, vëlla e motër 5 dhe 8 vjeçarë hidhen nga kati i tretë

Një djalë 8-vjeçar Kaiden dhe motra e tij 5-vjeçare, Kinsley, janë detyruar të kërcejnë nga ballkoni i katit të tretë pasi pema e Krishtlindjes u kishte marrë flakë.

Rasti ka ndodhur të martën në Washington në lagjen “South Hill”.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, fëmijët kanë marrë lëndime trupore.

Raportohet se babai i fëmijëve, Kevin Hulme nuk ishte në shtëpi atë kohë, ndërsa nëna, Kristian, kishte dalë jashtë me vrap për të kërkuar ndihmë, porse nga flakët s’mund të futej prapë në shtëpi, njofton People.

Thuhet se djali e kishte shpëtuar motrën e tij 5-vjeçare duke e shtyrë nga dritarja, derisa ajo ra në duart e banorëve të lagjes. Më pas, ai u hodh vet nga dritarja porse pasi rrëshqiti, nuk kishte arritur të binte në duart e njerëzve dhe kishte marrë lëndime më të mëdha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet