Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Parashikimi i motit/ Reshje të dendura, këto zona rrezikojnë përmbytjen

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat perëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë duke rrezikuar përmbytje, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura duke sjellë reshje me intensitet të lartë. Në zonat e thella veriore reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 06°C.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet