Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nis marshimi i protestuesve drejt vendit ku u vra Klodian Rasha

Ka nisur protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja”.

Demostruesit kanë vendosur të thyejnë orën policore dhe të marshojnë drejt vendit ku humbi jetën Klodian Rasha.

Protesta po zhvillohet paqësore ashtu siç ishte paraljmëruar.

“Të gjithë duhet të jemi në krahun e drejtë. Ne po shkellim qëllimisht orarin policor.

Të sensibilizohemi për të mbrojtur veten dhe të tjerët.”-janë shprehur protestuesit.

Një nga aktivistët e protestës, Genc Sejko, u shpreh se ky marshim po bëhet për të sfiduar orën policore, pasi i riu u vra pikërisht për këtë.

“Kemi menduar sfidimin e orës 10, dhe kjo është arsyeja se pse i riu i vra. Do të jetë në heshtje, do të marshojmë nga këtu deri tek vendi ku është vrarë.

Ky qiri simbolizon jetën e humbur. Nuk duhet që fakti që është vënë një orar të çoj në vdekjen e një të riu. Jeta e një të riu jeta e kujtdo duhet të ketë më shumë vlerë.”– tha Sejko.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet