Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nëna e re vdes nga Covid, fëmija lindi i shëndetshëm

Erika Becerra ishte tetë muaj shtatzënë kur u diagnostikua me Covid-19. Në nëntor, u shtrua në spital dhe lindi një djalë të shëndetshëm.

Pas një lindjeje në Detroit, që në kushte të tjera do të kishte qenë mëse normale, Becerra u intubua menjëherë sepse kishte probleme me frymëmarrjen. Tri javë më vonë, ajo ndërroi jetë. Për shkak se ishte intubuar dhe pozitive ndaj Covid 19, nëna e re nuk e pati kurrë mundësinë të mbante në krahë djalin e saj, tha për Anderson Cooper të CNN vëllai i saj, Michael Avilez.

33 vjecarja ishte një prej 15,600 vdekjeve nga Covid 19 të regjistruara gjatë gjatë shtatë ditëve të fundit, çka e bën këtë javën më vdekjeprurëse prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej muajit prill.

“Erica ishte njeriu më i mrekullueshëm që mund të takoje ndonjëherë”, tha i përlotur i vëllai. “Për të, lumturia e njerëzve të tjerë ishte lumturia e saj,” shtoi ai. Erika, sipas tij, nuk shqetësohej nga fakti që ishte shtatzënën gjatë pandemisë. Michael tregon se ajo ishte tepër e kujdesshme. Nuk dilte shumë, dhe kur dilte mbante gjithmonë maskë në fytyrë dhe i fshinte sipërfaqet që prekte.

“Ajo i ndoqi të gjitha rregullat, dhe përsëri u sëmur..ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë së çfarë po ndodh. I duket si shaka, deri kur i ndodh atyre vetë apo të afërmve të tyre”, u shpreh Avilez që sqaroi se po e rrëfen historinë e trishtë të së motrës për të ndihmuar te tjerët te kuptojnë rrezikun e virusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet