Mjeku zbulon ilaçin që ul rrezikun nga Covid-19: Lajme të mira nga bota shkencore, por ja kujdesi që duhet bërë!

Aktualitet
Mjeku zbulon ilaçin që ul rrezikun nga Covid-19: Lajme të mira

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka publikuar sot në faqen e tij të “Facebook” të dhënat e një studimi, që sipas tij, ka gjetur efekte shumë premtuese nga një medikament antidepresion, Fluvoksamina.

Sipas mjekut, “studimi paraprak i kryer në të rritur me simptoma të COVID-19 tregoi se pacientët në shtëpi të trajtuar me fluvoksaminë kanë më pak gjasa që të shfaqin përkeqësim të gjendjes në periudhën 15-ditore”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, mjeku shton se “Nga ana tjetër duhen studiuar mirë efektet e ndërveprimit me barnat e tjera të dhëna gjatë trajtimit të COVID-19 apo të sëmundjeve të tjera shoqëruese. ❗ Pra, mos vraponi të merrni këtë lloj mjekimi, pasi ende nuk ka të dhëna përfundimtare. Shkenca ecën përpara, por ka hapin dhe ritmin e saj!”

POSTIMI I PLOTE

“Faktet e sotshme janë produkte të kërkimeve shkencore të djeshme.”

Cit.: Duncan MacDonald

? Lajme të mira nga bota e kërkimit shkencor!

?? Në një studim eksperimental klinik, hipotezë-gjenerues, studiuesit e Universitetit të Washingtonit SHBA, gjetën efekte shumë premtuese nga një mjekim antidepresion:

? FLUVOKSAMINA ?

? Fluvoksamina është një SSRI (inhibitor selektiv i rikapjes së serotoninës) që ka demonstruar se mund të reduktojë disa aspekte të përgjigjes inflamatore gjatë gjendjeve septike përmes rrugës së S1R-IRE1.

?? Në artikullin e publikuar në prestiogjiozen JAMA (Journal of the American Medical Association) më 12 nëntor 2020 autorët japin të dhënat e studimit.

✅ Studimi është i tipit eksperimental, i randomizuar, dyfish i verbër, me grup kontrolli të trajtuar me placebo, pra ndër studimet me metodologjinë më rigoroze të mundshme.

? Në studim u futën 152 pacientë me COVID-19 të vetëkarantinuar në shtëpi, nga të cilët:

? 80 pacientë morrën fluvoksaminën një herë në ditë;

? 72 pacientë morrën placebo (lëndë pa efekt mjekues).

? Objektivi kryesor ishte evitimi i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, që u përkufizua si prania e të dy kritereve më poshtë:

? kriteri 1: vështirësi në frymëmarrje dhe shtrim në spital për shkak të vështirësisë në frymëmarrjes ose pneumonisë.

? kriteri 2: saturime me oksigjen <92% në dhomë, ose marrja e oksigjenit shtesë për të arritur saturimin 92% ose më shumë.

? Rezultatet e studimit janë shpresëdhënëse!

? Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ndodhi në:

? 0 ndër 80 pacientë të trajtuar me fluvoksaminë;

? 6 ndër 72 pacientë të trajtuar me placebo.

✅ Diferenca absolute 8.7% (95%CI 1.8%-16.4%, p = 0.009).

? Evente të padëshirueshme:

? Grupi i trajtuar me fluvoksaminë:

? 1 event serioz i padëshirueshëm, dhe

? 11 evente të tjera të padëshirueshme.

? Grupi i trajtuar me placebo:

? 6 evente serioze të padëshirueshme, dhe

? 12 evente të tjera të padëshirueshme.

? Si rrjedhojë, autorët dalin në përfundimin se:

✅ Studimi paraprak i kryer në të rritur me simptoma të COVID-19 tregoi se pacientët në shtëpi të trajtuar me fluvoksaminë kanë më pak gjasa që të shfaqin përkeqësim të gjendjes në periudhën 15-ditore.

⛔ KUJDES:

Studimi është i vogël dhe me kohë të kufizuar ndjekjeje.

Si rrjedhojë, vlerën e madhe e ka në gjenerimin e hipotezës dhe në krijimin e bazës për fillimin e studimeve më të mëdha.

? Nëse këto të dhëna do të konfirmohen, atëherë do të kemi një kandidat shumë të për trajtimin fillestar të COVID-19, pasi fluvoksamina ka shumë anë pozitive:

✅ profil sigurie shumë të lartë;

✅ është lehtësisht i gjetshëm në treg;

✅ ka kosto të ulët;

✅ merret nga goja;

✅ nuk shkakton zgjatjes të segmentit QT siç bëjnë SSRI-të e tjera.

⛔ Kujdes: nga ana tjetër duhen studiuar mirë efektet e ndërveprimit me barnat e tjera të dhëna gjatë trajtimit të COVID-19 apo të sëmundjeve të tjera shoqëruese.

❗ Pra, mos vraponi të merrni këtë lloj mjekimi, pasi ende nuk ka të dhëna përfundimtare.

Shkenca ecën përpara, por ka hapin dhe ritmin e saj!

Ndërkohë respektojmë masat kundër përhapjes së SARS-CoV-2.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

ME TE LEXUARAT