Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjekja dhe infermierja e spitalit të fëmijëve në Fier infektohen nga COVID-19

Fieri vazhdon të mbetet një ndër qytetet me numër të madh të personave të prekur nga COVID-19, ku nuk kanë munguar edhe humbjet e jetëve. Por, bazuar në të dhënat e fundit, virusi nuk ka kursyer as punonjës të administratës dhe institucioneve të ndryshme.

Kështu, vetëm një ditë më parë pozitiv me COVID kanë dalë edhe një mjeke dhe një infermiere në spitalin pediatrik në Fier si dhe një mjeke familje dhe infermierja në qendrën shëndetësore Zhupan.

Pozitiv pas kryerjes së tamponit ka dalë edhe një farmaciste e burgut të Fierit, ndërsa duhet theksuar se përgjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar edhe të tjerë të infektuar në radhët e stafit të këtij institucioni.

Listës së gjatë të të infektuarve në Fier i janë shtuar edhe mësues dhe edukatore, ndërsa në të shumtën e rasteve pensionistët rezultojnë më shumë të prekur. Aktualisht në Fier nuk rezultojnë çerdhe, kopshte apo shkolla të mbyllura dhe mësimi vijon normalisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet