Kancelarja gjermane Angela Merkel, ditën e sotme ka thënë se autoritetet nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë mjaftueshëm vaksinë në tremujorin e parë të vitit 2021. Me qëllim që të ketë një kthesë të madhe në luftën kundër Covid, shkruan Reuters.
Ajo tha para Bundestagut gjerman se do të bëjnë të pamundurën të frenojnë vdekjet , duke shtuar se do të ndërmarrin të gjitha masat që të mbajnë të hapura shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.
Merkel gjithashtu tha se është dakort që të mbyllen dyqanet në periudhën e Krishtlindjeve dhe deri më 10 janar.
Sipas saj përvoja e deritanishme ka treguar se vala e dytë e pandemisë “është shumë me fuqishme sesa e para”, duke shtuar se ka shumë njerëz të infektuar në Gjermani.