Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Me 20 mijë paund të fshehura në valixhe, policia kap 29-vjecaren në Rinas

RINAS
Policia Kufitare njoftoi se ka proceduar një 29-vjeçare në Rinas, pasi ajo nuk ka deklaruar në kufi një shumë prej 20 mijë paundësh.

Njoftimi i Policisë Kufitare:

Rinas, Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare dhe autoritetet doganore sekuestrojnë 20 000 paund.

Procedohet penalisht 29-vjeçarja që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet