Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen në vend 25 shqiptarë

Riatdhesohen 25 shtetas që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së.

Ditën e sotme, në Rinas, janë atdhesuar nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Operacioni i riatdhesimit është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së.

Operacione të tilla do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm, për të kthyer në vendin e tyre të gjithë shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi nuk kanë asnjë mundësi për ta përfituar atë.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe do të forcojë patrullimet në kufirin e gjelbër

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet