Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kanë ikur të gjithë”/ Basha takon bizneset e vogla: Ne do të punojmë për ju

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi se nëse opozita merr pushtetin, do të ketë më shumë mbështetje për biznesin. Ai u ndal në Vlorë për të dëgjuar shqetësimet e tregtarëve. Ata u ankuan se kushtet e jetesës i kanë shumë të vështira.

“Kanë ikur të gjithë, kemi mbetur për bukën e gojës. Jetojmë me asistencë 18 mijë lekë. Nuk kemi asnjë mbështetje, as kushte tregu, as shitje. Njerëzit nuk kanë para të blejnë. Shpresojmë të vijë ndryshimi. Vlora me shumë probleme. Në gjendje shumë të mjerë. Nuk vjen njeri të blejë më.”

Ndërsa lideri i opozitës tha se ka ardhur koha t’u jepet fund gënjeshtrave të qeverisë.

“Kështu nuk shtyhet dot më. U bënë 8 vite me gënjeshtra, me premtime që s’janë mbajtur asnjëherë. Kështu nuk shtyhet më asnjë ditë më shumë. Tani e kemi vetë në dorë, se populli e ka vetë në dorë ta ndryshojë qeverinë, të bëhemi bashkë. Ju në Vlorë ja keni pirë lëngun premtimeve të pambajtura por të jeni të sigurt, po kështu kudo në Shqipëri, nga i pari tek i fundit. Nga deputeti i parë, kryeministri tek kryetari i bashkisë shohin vetëm interesat e tyre prandaj është gjendja kështu. Do bëjmë gjithçka për ta ndryshuar. Dhe ndryshimi është shumë afër. Edhe unë të garantoj që qeveria e re që do të vijë, edhe ajo do ti ketë mandatet e kufizuara. Kush nuk i bën dot punët për 8 vite, nuk ka fytyrë, nuk ka gojë të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Mrekullira nuk premtojmë por do punojmë për njerëzit. Do punojmë për njerëzit, do punojmë për ju. Dhe ju do të keni pushtetin për të ndryshuar qeverinë sa herë që nuk punon për ju. Sa herë që mendon për vete.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet