Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjendja Civile i përgjigjet KQZ-së për ndërrimin e adresave: Nuk bëhet pa kërkesë të shtetasit

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i është përgjigjur 10 pyetjeve të KQZ, ndër të cilat edhe problematika e hasur së fundmi nga disa qytetarë për ndryshimin e adresave që mund të afektojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Sipas letrës nga Drejtoria e Gjendjes Civile, nuk ka asnjë rast që të ketë pasur ndryshim të regjistrit të gjendjes civile të shtetasve nga një njësi vendore në një tjetër pa kërkesë apo vetëdeklarim të shtetasit.

Po ashtu në letër thuhet se nuk ekziston asnjë mundësi që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh, dhe njëkohësisht në një qark tjetër në ekstraktin e popullsisë.

PYETJA: A ekziston mundësia që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh dhe njëkohësisht të jenë në ekstraktin e popullsisë së një qarku tjetër?

PËRGJIGJIA: Jo, nuk ekziston një mundësi e tillë, pasi çdo rekord në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile mund t’i caktohet vetëm një kod i zyrës së gjendjes civile.

PYETJA: A ka raste të ndryshimit të regjistrit të gjendjes civile të shtetasve nga një njësi vendore në njësi tjetër pa kërkesë/vetëdeklarim të shtetasit?

PËRGJIGJIA: Jo, nuk ka raste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet