Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Gënjeshtra është ashiqare”, Rudina Magjistarit i ndodh e papritura dhe ofrojnë para në emrin e saj

Së fundmi moderatorja e njohur e Tv Klan, Rudina Magjistari është përballur me një të papritur jo të këndshme në rrjetet sociale. Emri i saj është përdorur për të mashtruar njerëzit e zakonshëm. Është hapur një profil në “Facebook” dhe ka përdorur emrin dhe të dhënat e saj dhe shkruan se do shpërndajë para për ndjekësit.

Sapo e ka vënë re këtë adresë false, moderatorja përmes një statusi në Instastory i ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe se duket qarë që janë gënjeshtra dhe nuk ka sens të besohen.

“Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan Rudina Magjistari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet