Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Genc Prelvukaj infektohet me Covid-19: Kam hasur shqetësime jo të vogla shëndetësore

Genc Prelvukaj është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë reperi nga Kosova në rrjetet sociale ku ka njoftuar ndjekësit se është infektuar me Covid-19. Këngëtari ka hasur disa probleme shëndetësore tek vetja, ndaj i është nënshtruar testit, përgjigjja e të cilit ka rezultuar pozitive.

Genci shprehet se pavarësisht se ka treguar shumë kujdes prej një viti, s’ka mundur t’i shpëtojë dot virusit. Megjithatë, ai shprehet i vendosur se do ta fitojë këtë betejë sa më parë, ndërkohë që është izoluar në shtëpi.

“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”-shkruan këngëtari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet