Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ekspertët japin alarmin: Mos e merrni vaksinën kundër Covid-19 nëse keni reaksione alergjike

Autoritetet Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar njerëzit që kanë histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme”, se nuk duhet të marrin vaksinën anti-Covid “Pfizer/BioNTech”.

Ky paralajmërim erdhi pasi dy anëtarë të stafit të NHS, që u vaksinuan dje, përjetuan reaksione alergjike.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën anti-Covid javën e kaluar dhe dje filloi vaksinimin e pacientëve të shtëpive të kujdesit, spitalit dhe personelit shëndetësor (NHS).

Drejtori Kombëtar Mjekësor për NHS-në, në Angli, profesor Stephen Powis, është shprehur:

“Siç është e zakonshme me vaksinat e reja, MHRA këshillon për marrjen e një mase paraprake, që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk mund ta marrin këtë vaksinim, pasi dy persona me histori të reaksioneve të rëndësishme alergjike u përgjigjën negativisht dje. Të dy janë duke u shëruar”.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) ka këshilluar paraprakisht shërbimet shëndetësore se kushdo që ka një histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme” ndaj ilaçeve, ushqimit ose vaksinave nuk duhet të marrë vaksinën.

Disa mijëra njerëz u vaksinuan të martën në klinikat spitalore në ditën e parë të përhapjes së re të Covid në Mbretërinë e Bashkuar.

“Fakti që ne dimë kaq shpejt për këto dy reaksione alergjike dhe se rregullatori ka vepruar në lidhje me këtë për të lëshuar këshilla paraprake tregon se ky sistem monitorimi po funksionon mirë“, shprehet Prof Peter Openshaw, një ekspert imunologjie në “Imperial College London”, raporton BBC.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet