Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Dora e fundit”/ Arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori, iu gjet drogë, letra bixhozi dhe…

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 33-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Burime zyrtare bënë me dije se u sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, një sasi lekësh dhe dy aparate celular.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dora e fundit”, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet A. B., 33 vjeç, banues në Gramsh, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi K. Y.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të lojërave të fatit në ambientet e lokalit të tij, në bashkëpunim me shtetasin K. Y., shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij lokali.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike kokainë, një tavolinë pokeri, disa valixhe metalike me çipsa, letra bixhozi, një sasi lekësh dhe dy aparate celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet