Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Ditë të vështira në familjen tonë”, ish-zv.kryeministrja e Shqipërisë infektohet me Covid

Ish-zv/kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi është e infektuar me COVID-19. Ka qenë vetë ajo që ka ndarë një foto të sajën nga karantina ndërsa pranon se është në javën e parë të saj dhe ka kaluar ditë të vështira.

Tashmë sipas mjekëve duket se ajo e ka kaluar pikën kritike, por ka ende dhe shumë rrugë deri në rikuperim të plotë.

STATUSI NGA SENIDA MESI

Miq, ju falenderoj për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes sime. Sot jemi në javën e parë të karantimit dhe trajtimit që nga marrja e përgjigjes pozitive të tamponit COVID-19.

Në pamundësi tju kthej përgjigje të gjithëve një e nga një, më lejoni tju them që kanë qenë ditë të vështira në familjen tonë, por besoj se tashmë mjekët mendojnë se e kemi kaluar pikën kritike.

Kemi shumë punë përpara deri në rikuperimin e plotë, por me pak vullnet, kujdesin e mjekëve dhe besimin në Zot, do ja dalim shëndosh e mirë edhe kësaj sfide.

Ju falenderoj të gjithëve që na jeni gjendur pranë mua dhe Artanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet