Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dëshmia tronditëse/ “Klodiani u vra pas shpine për një maskë!

E afërmja e 25 vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë ka bërë dëshminë tronditëse. Ajo është shprehur se Klodianin e kanë qëlluar pas shpine. Ajo tha se ai nuk ka mbajtur kurrë armë.

E afërmja e Klodian Rashës: E kam djalin e kunatit. Ka dalë të pijë kafe, kur është kthyer i ka parë policët dhe i kanë thënë ndalo për maskë dhe e kanë gjuajtur mbas shpine. Kështu nuk kemi parë, të vrasë polici djalin e ri 25 vjeç vetëm këtu e kemi parë. Alamet djali, nuk ngacmonte njeri. Babai i vet është rënduar shumë.Njeriu ndalohet, ose gjuaj poshtë ose hidhe në ajër jo ashtu. Asnjëherë në botë nuk ka mbajtur armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën pas mesnatës rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”. Viktima u dërgua i gjallë në spital ku edhe humbi më pas jetën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet