Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Celulari i bie në vaskë, 24-vjeçarja vdes në vend

Një vajzë u godit nga rryma elektrike pasi pësoi një goditje elektrike gjatë kohës që iPhone i saj, në karikim ra në vaskë.

Olesya Semenova, 24 vjeç u gjet e vdekur nga shoqja e saj e shtëpisë në qytetin rus Arkhangelsk.

“Bërtita, e tunda por ajo ishte e zbehtë. Nuk merrte frymë dhe ishte pa shenja jete”,-tha shoqja e saj Daria, një agjente e pasurive të patundshme.

Ajo pranoi se kur e preku pësoi një goditje elektrike, citon LajmiiFundit.al.

“Unë isha vërtet e frikësuar. Kur e preka pata një goditje elektrike. Ishte një telefon në ujë, po karikohej”- tha ajo.

Vdekja e saj është konfirmuar si shkak i goditjes elektrike. Vajza punonte në një dyqan rrobash. Kjo nuk është ngjarja e parë në Rusi me një fund tragjik si pasojë e pakujdesisë më celularët./Lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet