Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bugajski: Administrata Biden duhet të bindë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

Eksperti në Fondacionin Jamestown në Uashington, Janusz Bugajski tha se administrata Biden duhet të bindë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën.

Në një seancë Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan kishte në qendër Ballkanin.

Ekspertët e Ballkanit i bënë thirrje administratës së ardhshme të drejtuar nga Presidenti Joe Biden që të jenë më shumë të vëmendshëm ndaj Ballkanit dhe të bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian për të zgjidhur problemet e mbetura në rajon.

Janusz Bugajski ka deklaruar se pa përfshirjen amerikane, BE është një bashkëbisedues më i dobët, më i përçarë dhe me më pak ndikim.

“Qëllimi i bisedimeve Serbi-Kosovë duhet të jetë krijimi i një harte për njohjen ndër-shtetërore. Kjo është zgjidhja e vetme e qëndrueshme që do t’i çlirojë të dyja vendet të ndjekin aspiratat e tyre drejt integrimit në BE dhe zhvillimit ekonomik. Dialogu pa një qëllim të qartë shpërqendron dhe paralizon të dyja palët”, tha Janusz Bugajski.

Gjithashtu, Bugajski tha se takimi në Shtëpinë e Bardhë në shtator me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës në Shtator ri-angazhoi Uashingtonin në dialog.

“SHBA nuk mund të përqendrohet thjesht tek faktorët ekonomikë dhe të neglizhojë vendimet kryesore politike dhe diplomatike. Marrëdhëniet ekonomike nuk do të normalizohen nëse marrëdhëniet politike dhe diplomatike mbeten anormale”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet