Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bilanc i zi, 15 të vdekur dhe 752 të infektuar në 24 orë nga Covid-19

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2620 testime, 545 të shëruar, 752 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Nëse ende nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40. Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:

Janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

241 raste në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, 14 raste në Mirditë dhe Tepelenë, 12 raste në Korçë, 11 raste në Pukë dhe Kolonjë, 10 raste në Pogradec, 9 raste në Dibër, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Kukës, 6 raste në Malësi e Madhe dhe Gramsh, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Devoll dhe Përmet, 3 raste në Delvinë, 2 në Librazhd, 1 raste në Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 545 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 15 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 752
Të shëruar ne 24 orë 545
Të shtruar në spitale 454
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2.620

Testime totale 211.123
Raste pozitive 45.188
Raste të shëruara 23.072
Raste Aktive 21.165
Humbje jete 951

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11458
Fier 1600
Durrës 1341
Korçë 1124
Vlorë 1121
Shkodër 945
Elbasan 822
Lezhë 776
Berat 764
Gjirokastër 509
Kukës 441
Dibër 264

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet