Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zvicra rezervon tre milionë doza të tjera vaksinash anti-Covid

Zvicra rriti numrin e dozave të rezervuara nga laboratori amerikan, Moderna, duke blerë tre milionë doza shtesë për të garantuar një akses të shpejtë dhe efikas me vaksinat antiCOVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Zvicra, që kishte rezervuar tashmë 4,5 milionë doza në gusht në laboratorin amerikan, zbuloi sot kërkesën prej 7,5 milionë dozash vaksina antiCOVID-19”, theksoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) në një komunikatë.

“Ndërsa zhvillimi dhe disponueshmëria e këtyre vaksinave janë subjekt i shumë pasigurive, konfederata po ndjek qasje të ndryshme”, theksoi Ministria Zvicerane e Shëndetësisë.

Zvira ka nënshkruar gjithashtu konstrata për furnizimin me vaksinën antiOVID-19 me laboratorin amerikan Pfizer dhe partnerit të tij gjerman BioNTech si dhe laboratorin britanik AstraZeneca.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet