Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksinohet personi i parë në botë kundër COVID-19 në Britani

Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e kompanisë Pfizer / BioNTech kundër COVID-19, duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv në Mbretërinë e Bashkuar.

Margaret Keenan, nga Enniskillen, tha se ndihej “aq e privilegjuar” për të marrë vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.

“Është dhurata më e mirë sepse do të thotë që më në fund mund të pres dhe të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi për Vitin e Ri, pasi isha vetë për pjesën më të madhe të vitit”, tha ajo.

Qendrat shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë personat mbi 80 vjeç dhe disa pjesëtarë të personelit shëndetësor dhe të kujdesit.

Programi synon të mbrojë grupet më të ndjeshme dhe të kthejë jetën në normalitet.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që do të fillojë të përdorë vaksinën e Pfizer pasi rregullatorët miratuan përdorimin e saj javën e kaluar.

Pfizer aplikoi në nëntor për autorizimin emergjent për vaksinën e saj kundër COVID-19 nga rregullatorët e SHBA-së. Zyrtarët amerikanë thanë se ata presin që vaksina e saj të marrë miratimin këtë muaj.

Edhe kompania Moderna ka aplikuar për autorizim të vaksinës së saj në SHBA dhe Evropë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet