Vrasja e të riut në Tiranë nga polici/ Kamerat e servisit pranë vendit të ngjarjes kanë qenë të fikura

Aktualitet
Vrasja e të riut në Tiranë nga polici/ Kamerat e servisit

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth ngjarjes, përfshirë edhe në servisin që gjendet pak metra larg vendit ku është ekzekutuar 25-vjeçari, Klodjan Rasha.

Burimet bëjnë me dije se kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu bëhet me dije se janë vetëm disa pamje të një biznesi në afërsi të Kupolës, e cila ka kapur disa sekuenca të lëvizjes në vrapim e sipër me shpejtësi të të riut.

Ndërkohë, efektivi i policisë që ka shtënë në drejtim të Rashës kishte dy javë që ishte transferuar në repartin "Shqiponja". Më parë ka shërbyer në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. Burimet ndërkohë bëjnë me dije se efektivët "Shqiponja" nuk kanë patur kamera trupi të instaluara.

ME TE LEXUARAT