Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U vra nga polici në mesnatë, Basha dhe Alibeaj vizitë në shtëpinë e viktimës

Mbrëmjen e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ishin në familjen e të riut, që u ekzekutua në orët e para të ditës së sotme nga policia në Tiranë.

SHÇBA sqaroi se nga hetimet paraprake doli në përfundimin se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë bien në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit.

Polici N.H., sipas raportit, nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

Efektivi i policisë qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha me pretendimin se i nxori armën për ta qëlluar. I riu mbeti fillimisht i plagosur por më pas ndërroi jetë në spital për shkak të plumbave që kishte marrë në kokë dhe shpatull.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet