Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U largua nga sistemi i drejtësisë prej Vettingut, gjyqtarja Qirjako kërkon statusin e magjistrates

Ish-gjyqtarja e lartë Evelina Qirjako kërkon statusin e magjistrates.

Qirjako ka dhënë dorëheqjen nga drejtësia nga frika e Vetingut, por që kundërshton përjashtimin nga drejta për t’u rikthyet një ditë në sistem.

Ajo u largua nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësoheshin, siç bëri Ardian Dvorani.

Për të evituar përballjen me Vetingun, Qirjako nuk pranoi të shërbenin as në Gjykatë të Apelit. Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpriste procesin e Vetingut për ta dhe t’i përjashtonte nga drejtësi, Qirjako kërkui nga Kolegji i Posaçëm që të rrëzonte pikën në vendimin e KPK, e cila e përjashtonte nga drejtësia.

Ndërkaq dje ka pasur seancën dhe KPA ka vendosur ta kalojë në seancë publike.

” Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 07.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 178, datë 08.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 23.12.2020, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako të dëgjohet në gjykimin e çështjes”, thotë KPA.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet