Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U ekzekutua nga policia, flasin fqinjët e 25-vjeçarit: Djalë shumë i mirë, nuk ngacmonte njeri

Ishte një njeri i mirë, shikonte punën e tij dhe nuk ngacmonte njeri. Kështu e kanë përshkruar Klodian Rashën fqinjet e tij, duke folur për gazetarët pasi morën vesh që ai u vra nga një efektiv i policisë.

Fqinjet u shprehën se e njihnin 25-vjeçarin prej vitesh, ndërsa theksojnë se ishte shumë i dashur me to.

“Ka qenë një djalë shumë i mirë, nuk ngacmonte njeri. Rrinte gjithnjë këtu në lagje. Ishte pa punë,” thotë njëra prej tyre.

Ndërsa, një zonjë tjetër hedh poshtë mundësinë që rruga të ketë qenë e pandriçuar në momentin e vrasjes. Ajo thotë se çdo darkë, drita e rrugës ndizet.

“Kjo drita këtu ndizet. Çdo darkë ndizet, se unë vij që mbyll portën, dhe bie edhe drita e rrugës.”

Ndërsa, duke folur për ABC, një tjetër fqinje e Rashës është shprehur se ngjarja ndodhi për 5-10 minuta ndërsa shtoi se nuk beson që i riu të ketë pasur armë me vete.

Klodian Rasha u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e së hënës nga një efektiv policie pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim. I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa mori dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.

Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet