Sulmet u rritën me 330% në Afganistan, 700 civilë të vrarë në 2019

Bota
Sulmet u rritën me 330% në Afganistan, 700 civilë të

Ushtria amerikane dhe aleatët ndërkombëtarë që zhvillojnë luftë kundër talibanëve në Afganistan rezultojnë të kenë vrarë qindra civilë në sulmet ajrore të viteve 2016-2019.

Projekti “Kostot e Luftës” i Universitetit Braun në Amerikë zbulon se sulmet ajrore u rritën me 330 për qind në periudhën në fjalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm vitin e kaluar, 700 civilë mbetën të vrarë nga forcat aleate, shifër kjo më e larta që nga fillimi i ofensivës kundër celulave terroriste pas 11 shtatorit 2001.

Përgjegjëse për vdekjet e civilëve janë edhe forcat qeveritare të Afganistanit, të cilat me sulmet nga ajri kundër talibanëve kanë pranuar se ndonjëherë kanë gabuar objektiv.

Të dhënat tregojnë se mesatarisht 5 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë në vend, dhe një total prej 26 mijë fëmijësh kanë rënë viktima prej 14 vitesh.

Amerika numëron tani rreth 12 mijë trupa në Afganistan krahasuar me personelin ushtarak që arrinte gati 100 mijë një dekadë më parë.

Sipas studiuesve, rritja e sulmeve nga ajri dhe ulja e numrit të trupave në terren është strategji e përdorur nga presidenti Donald Tramp për të detyruar palën afgane në tryezën e negociatave.

Marrëveshja për paqen mori formë konkrete në shkurt të vitit 2020, ndërsa bisedimet mes forcave qeveritare dhe militantëve të Talibanit, si pikë e paktit, vazhdojnë ende.

Talibani dhe pjesëtarët e Shtetit Islamik mendohet se nuk disponojnë forca ajrore.

ME TE LEXUARAT