Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërndarja e vaksinës anti-Covid, Shtëpia e Bardhë takim sot me ekspertët

Shtëpia e Bardhë zhvillon sot (e martë) një takim me ekspertë të cilët do të japin detaje rreth planeve për shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit, një hap me të cilin Administrata e Presidentit Donald Trump po synon të rrisë besimin tek publiku dhe në të njëjtën kohë të marrë vlerësime të larta për vaksinat.

Në takim nuk janë ftuar përfaqësues nga ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur Joe Biden, edhe pse ata do të mbikëqyrin vazhdimin e programit më të madh të vaksinimit në historinë e vendit sapo zoti Biden të vijë në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar.

Presidenti Trump po përpiqet që zhvillimin e vaksinës ta quajë si një element kryesor të trashëgimisë së tij.

Takimi i sotëm zhvillohet në suazën e operacionit “Ëarp Speed” për zhvillimin e vaksinës dhe në të do të marrin pjesë Presidenti Trump, Nënpresidenti Mike Pence dhe shumë ekspertë qeveritarë, si dhe drejtues të lartë biznesesh.

Shtëpia e Bardhë do të përpiqet të shpjegojë se vaksina është e parrezikshme dhe do të parashtrojë planet e administratës për ta bërë vaksinën të disponueshme për amerikanët./VOA

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet