Shoferi humb jetën nga arresti kardiak, makina përfundon në kanal në Fush Prezë

Aktualitet
Shoferi humb jetën nga arresti kardiak, makina përfundon në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Fushë-Prezës në afërsi të Urës së Gjolës ku një 60 vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se shtetasi A.S ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po drejtonte makinën e tij tip “Mercedez Benz” ku dhe ka humbur kontrollin e mjetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2020, rreth orës 15:45, në rrugën e “ Fush Prezes ”, në afërsi të Urës së Gjolës, shtetasi A.S. rreth moshës 60- vjeçare nën drejtimin e mjetit "Mercedez Benz" dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet pararake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut e humbjes së jetës.

ME TE LEXUARAT