Shkeli rregullat anti-Covid, prindërit i tërheqin veshin Rita Orës

Showbiz
Shkeli rregullat anti-Covid, prindërit i tërheqin veshin Rita

Rita Ora theu rregullat e izolimit dy herë brenda pak ditësh dhe për këtë arsye pagoi një gjobë të majme.

Artistja shqiptare kërkoi falje publikisht duke pranuar se ka vënë në rrezik jetët e qytetarëve, teksa tha se ishte një veprim i nxituar.

Një veprim i tillë nuk është pritur mirë as nga prindërit e saj, të cilët e kanë kritikuar ashpër. Një burim ka thënë për gazetën britanike “The Sun” se këngëtarja e ka kuptuar se i ka zhgënjyer gjithë fansat dhe se ndihet shumë keq për këtë gjë.

“Rita Ora e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi supe. Prindërit e saj kanë qenë të fundit që e kanë diskutuar me të këtë gjë.

Nëna e saj, Vera e vizitoi të dielën për t’i dhënë asaj një mësim të mirë. Dhe më pas, babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje për të diksutuar se çfarë kishte ndodhur.

Rita Ora has been given a ticking off by dad Besnik after flouting lockdown rules

Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që iu ka shkaktuar kaë shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj.

Ajo është tepërt e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre parasysh.

Rita është një emër i madh në biznesin e muzikës, por ajo është gjithashtu një grua e re që bën gabime. Ka mësuar nga kjo.”, u shpreh burimi.

ME TE LEXUARAT