Sëmundja misterioze pushton Indinë, një viktimë dhe qindra të shtruar në spital

Bota
Sëmundja misterioze pushton Indinë, një viktimë dhe qindra

Një person ka humbur jetën e 450 të tjerë janë shtruar në spital me simptoma, të cilave askush nuk po u gjen origjinën.

Lajmi i sëmundjes misterioze në shtetin indian të Andhra Pradesh ka bërë xhiron e botës. Gjatë fundjavës, qindra vetë në Eluru, një qytet i këtij shteti jugor, u shembën përdhe me kriza të forta e të vjella; disa thuhet se kishin djegie sysh e madje u doli edhe shkumë nga goja. Një 45-vjeçar i shtruar në spital me të njëjtat shenja, pësoi atak kardiak dhe vdiq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pacientët i vizitoi një ditë më parë kryeministri i Andhra Pradesh, YS Jaganmohan Reddy. Shpërthimi i sëmundjes së mistershme e ka shtuar barrën mbi sistemin shëndetësor të këtij shteti, i cili është një nga më të prekurit nga koronavirusi, me mbi 800,000 raste. Specialistë të Institutit Indian të Shkencave Mjekësore janë nisur drejt Andra Pradeshit për të përcaktuar shkakun e për të hetuar. Teste të shumta po bëhen për të përcaktuar shkakun e sëmundjes, duke përfshirë verifikimin e ushqimeve, ndërsa dyshohet dhe për ndotje te ujit ose helmim nga ajri.

Sipas ekspertëve, sëmundja ka qenë shumë e lokalizuar, ndërsa asnjë prej personave të prekur prej saj nuk rezultoi i infektuar me Covid-19.

ME TE LEXUARAT