Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Punonte në fabrikën e peshkut, humb jetën 43-vjeçari në Vaun e Dejës

Një punonjës ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambjentet e firmës Mare Adriatik e cila drejtohet nga të afërm të Kryetarit të Bashkise Vau Dejes, Mark Babani në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtetasi Ilirjan Doci 43 vjec është aksidentuar në punë.

Burimet bëjnë me dije se 43 vjecari është aksidentuar në punë nga një portë elektronike e Frabrikës së peshkut Mare Adriatik në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës ku ky shtetas punonte.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por po vijon hetimet per zbardhjen e plotë rrethanave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet