Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti i Malit të Zi: Beogradi po kthen idenë e “Serbisë së Madhe”, me Vuçiç nuk flas

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç akuzon lidershipin në Beograd se me politikën e viteve të fundit po tenton që të rikthejë Serbinë e Madhe.

Kjo sipas kreut të shtetit malazez po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje.

“Në një ose dy vitet e fundit, Serbia i është rikthyer politikës së saj të viteve ‘90 që duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të rrezikuar në rajon, ajo në të vërtetë po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje dhe duke shpallur në mënyrë të qartë, por në dukje kamufluar idenë e saj për rindërtimin e një Serbia të Madhe” tha ai.

Presidenti malazez u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me presidentin serb Vuçiçin. “Kur shkoj për vizitë private në Beograd, nuk telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit në Serbi” tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet