Policia vrau 25-vjecarin pranë banesës në Tiranë, dalin detaje të reja
Klodjan Rasha, 25 vjec, eshte vrare nga policia pas mesnates ne lagjen e tij ne Laprake. I riu është qëlluar në lagjen e tij, në fillim të rrugicës ku ai banonte.
Policia konfirmon se 25 vjeçari ka patur me vete armë, e cila është gjetur pasi Rasha është qëlluar.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Policia “nxin” 25-vjecarin e vrarë nga efektivi në Tiranë: I dënuar dy herë më parë