Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Polici qëlloi në kokë 25-vjeçarin, u vra me dy plumba, flasin fqinjët: Ishte djalë shumë i mirë

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e rëndë në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha mbeti i pajetë. Nga burimet mësohet se i riu është qëlluar me dy plumba.

Ai u ndoq nga policët nga Rruga “Don Bokso” deri tek rruga ku ndodhi ngjarja sepse kishte thyer urdhrin për të mos dalë jashtë pas orës 22.00.

Klodjan Rasha u vra nga një efektiv policie pasi sipas policisë, ai ka kërcënuar me armë. Ai ishte i dënuar në 2016 për pengmarrje dhe plagosje. Por për fqinjët, Klodjan Rasha ishte një djalë i mirë.

Klodjan Rasha, i vrare nga policia ne Tirane
Klodjan Rasha, i vrare nga policia ne Tirane

“Ka qenë shumë i mirë si njeri. Nuk ne di me ça është marrë ne e shikonim këtu jashtë dhe ka qenë djalë shumë i mirë. Ishte pa punë. Unë po bëj gati 25 vjet këtu.

Djalë shumë i mirë për mua. E shikoja gjithmonë këtu jashtë që rrinte dhe nuk ngacmonte njeri. Nuk di gjë për arrestimet e tij më parë. Nga ai djalë s’kemi pasur shqetësime asnjëherë”, tha një fqinje për mediat, citon vizion plus.

Policia “nxin” 25-vjecarin e vrarë nga efektivi në Tiranë: I dënuar dy herë më parë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet