Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plumb në shpatull e në kokë/ Klodian Rasha kurohej për probleme të shëndetit mendor

Një 25-vjeçar u vra nga polica gjatë mesnatës pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Viktima është Klodian Rasha. Ai u qëllua me dy plumba nga një efektiv, vetëm pak metra larg banesës. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Sipas bluve të kryeqytetit, i riu, i cili kishte dalë jashtë fashës orare të lejuar, u largua me shpejtësi sapo konstatoi patrullën e policisë. Gjatë ndjekjes, 25-vjeçari u fut në disa rrugica ku mungonte ndriçimi. Ai nxorri një armë zjarri dhe ia drejtoi policit që po e ndiqte, ç’ka bëri që ky i fundit të reagojë e të hapë zjarr dy herë ndaj 25-vjeçarit Klodian Rasha. Njëri nga plumbat e kapi në shpatull e tjetri në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë policia ka gjetur disa metra larg vendit ku ndodhi krimi dhe armën e zjarrit.

Por familjarët e 25-vjeçarit mohojnë kategorikisht deklaratën e policisë se Klodian Rasha ka qenë i armatosur.

HASAN RASHA – XHAXHAI I VIKTIMËS

Çfarë armësh mor zotëri? Ai, babai i vet ka qenë duke flejt. Nuk dimë asgjë. Kërkojmë që të zbardhet deri në fund. Unë u jap një garanci që vëllai më ka garantu që djali s’ka pasur absolutisht armë me vete. Ai s’ka armë as në shtëpi. Sesi ka ndodh s’e dimë.

Sipas xhaxhait, Klodiani më herët është kuruar dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Klodi është një djalë ish-oficer. Kam dëgjuar se thonë që ka pas armë. Kjo absolutisht është e pavërtetë. Ai ka qenë i semurë. Është kuruar me ilaçe për nerva dhe herë të tjera ka qenë dhe i shtruar për këtë punë.

Edhe për fqinjët i riu nuk ishte problematik, madje shpesh i ndihmonte ata gjatë periudhës së pandemisë.

Shumë i mirë ka qenë. Nuk e di me se është marrë. Ne e shikonim këtu përjashta. Jo asgjë. Tani po e dëgjoj. Ishte pa punë. Po bëj gati 20 vjet këtu, por djalë shumë i mirë.

E kemi njohur. U bëmë 20 vjet këtu komshinj. Vinte më pyeste për ndihmë. Ishte çun i mirë. Ja tani e mora vesh ngjarjen. Jo, jo. Po, po dritat janë të ndezura gjatë natës. Çdo darkë ka drita.

Nderkohë hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset rreth zonës, përfshirë dhe ato të servisit, i cili ndodhet vetëm pak metra larg ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se efektivi i forcave shqiponja, i cili kishte vetëm dy javë që ishte pjeë e kësaj strukture, nuk ka vepruar sipas protokollit.

Lidhur me ngjarjen, prokuroria së bashku me SHÇBA ka nisur hetimet ndërsa është shjoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë tiranë, efektivi i forcave shqiponja dhe po merret në pyetje. Ndërkohë Klodian Rasha, ka qenë i dënuar më herët për plagosje të lehtë me dashje dhe pengamarrje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet