Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Njolla gjaku ende në vendngjarje, lëvizjet e fundit të viktimës para se të vritej nga polici

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e të riut gjatë natës në Laprakë, pasi nuk iu përgjigj urdhrit të policisë për të ndaluar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa viktimë mbeti Klodjan Raxha.

Itinerarin që përshkroi i riu pak para vrasjes. Sipas Bezat, i riu deri në orën 23:00 kishte qenë në një lokal në zonën e “Don Boskos” dhe më pas teksa kthehej për në banesë i është bërë shenjë nga patrulla e policisë që të ndalonte. Pavarësisht këtij urdhri, i riu është futur mes rrugicave për të humbur gjurmët, ndërsa vetëm 100 metra larg banesës së tij është qëlluar 2 herë me plumb, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia sqaroi në deklaratën zyrtare se polici ka vepruar në një situatë ku rruga ishte e pandriçuar. Ndërkohë, gazetarja Bezat pohon krejt të kundërtën, duke u bazuar nga dëshmia e banorëve të zonës. Sipas tyre, kjo rrugicë ka ndriçim. Po ashtu, në vendin e ngjarjes duken ende njollat e gjakut të të riut, i cili ndërroi jetë në spital. Aktualisht punonjësi i policisë që qëlloi ndaj 25-vjeccarit, shtetasi me inicialet N.H., po merret në pyetje nga kolegët e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet