Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Një i penduar çoi në zbulimin e plotë të vrasjeve të 15 viteve më parë

Një i penduar çoi në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të 2 ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë ku në dy atentate mafioze u ekzekutuan Klodian Saliu si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij të fëmijërisë, Artan Arsi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb dhe News24 se ishte një i penduar që ka rrëfyer detaje dhe ngjarje rrëqethëse e domethënëse.

Gazetarja Lala ka siguruar se emrin e të penduarit News24 do e japë në një moment më të përshtatshëm.

Pas 15 vitesh, duket se një i penduar ka çuar në zbardhjen e dy ngjarjeve të rënda kriminale të vitit 2005 që implikojnë bashkë emra të njohur të botës së krimit nisur nga Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai, Luftar Reçi si dhe Viktor Ymeri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet