Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndihmuan 4 klandestinë për të udhëtuar drejt Kosovës, në pranga dy persona

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Tentuan të transportinin 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohet një automjet dhe disa aparate celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit : B.S., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe F.N., 30 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar,kanë tentuar të transportojnë 4 shtetas emigrantë të paligjshëm në qytetin e Tiranës me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet