Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Miku që u kthye në armik/ Ekzekutimi i Klodian Saliut, si u vra pas përplasjes me Lul Berishën

Lul Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullau dhe Luftar Reci akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005 dhe biznesmenit Vajdin Lamaj.

Por si u vra Klodian Saliu dhe cili ishte historiku i lidhjes së tij me bandën e Durrësit. Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005.

Në datë 26.02.2005 rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Nga këto goditje me armë zjarri Saliu mbeti i vdekur në vend ndërsa u plagos O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.

24 orë më pas u ekzekutua Vajdin Lamaj dhe për këtë akuzohet Emiljano Shullazi me Viktor Ymerin me bashkëpunimin e bandës së Durrësit, që akuzohet për vrasjen e Saliut.

Përplasjet brenda bandës së Durrësit

Vepra e parë kriminale e bandës ishte vrasja e Dritan Sallakut më 17 tetor të vitit 1998 në qytetin e Durrësit. Në krye të saj akuzohet se qëndronte Lul Berisha dhe Klodian Saliu.

Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.

Pas përplasjeve të brendshme, SPAK akuzon Lul Berishën dhe pjesën tjetër të anëtarëve të bandës se organizuan atentatin për vrasjen e Klodian Saliut më datë 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet