Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Javë e rëndësishme, pas saj pritet vlerësimi i masave

Masat kufizuese do të vijojnë të mbeten të pandryshuara edhe për këtë javë. Gjatë një konference për mediat për situatën e epidemisë në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se këtë javë gjendja nga koronavirusi në vend mbetet relativisht e qëndrueshme dhe se do të duhet edhe një javë tjetër për të parë a do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri.

Në bazë të këtyre të dhënave do të gjykohet nëse do të ngelemi në nivelin e këtyre masave apo do të ketë nevojë për masa të tjera ndërhyrëse.

“Këtë javë gjendja mbetet relativisht e qëndrueshme dhe do të na duhet dhe një javë tjetër për të parë a do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri dhe në bazë të vlerave që do të kemi këtë javë do të gjykohet nëse do të ngelemi në nivelin e këtyre masave apo do të ketë nevojë për masa të tjera ndërhyrëse.

Pra është një javë e rëndësishme në vlerësimin epidemiologjik të situatës në lidhje me rastet që do të paraqiten dhe në lidhje me sesi do të ndryshojnë treguesit, indikatorë që na çojnë ne, në vlerësim të efikasitetit të masave që janë marrë dhe në gjykimin sesi do të vazhdojë gjendja”, tha Rakacolli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet