Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Komisioneri Varhelyi: I zhgënjyer që nuk mundëm të bënim para me negociatat me Shqipërinë

Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi, shprehet i zhgënjyer që nuk është bërë i mundur përparimi i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri Varhelyi thekson se shpreson që në një kohë të shkurtër të mund të kemi një dritë jeshile për këtë çështje, ndërkohë që shton se një proces i tillë është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Lindor dhe Europën.

“I zhgënjyer që nuk mundëm të lëviznim përpara me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por unë shpresoj që në një periudhë të shkurtër kohore të mund të jemi në gjendje.

Ne na duhet të thyejmë bllokimin shpejt.

Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Lindor dhe për Europën.

Me rishikimin e metodologjisë për Ekonominë dhe planin e Investimeve, ne kemi një dritare unike për të mundur të lëvizim rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme.

Ne do vijojmë të punojmë për këtë qëllim“, është shprehur Varhelyi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet