"Ishte kaq e pafajshme", babai i 7-vjeçares së masakruar nga shqiptarja prek me letrën

Bota
"Ishte kaq e pafajshme", babai i 7-vjeçares së masakruar

Prindërit e 7-vjeçares Emily Jones, që u vra në mënyrë të tmerrshme nga 30-vjeçarja shqiptare, Eliona Skana, kanë rrëqethur me fjalët për të bijën e ndjerë.

Në një letër drejtuar gjykatësit, që pritet të marrë vendimin për shqiptaren, i ati i vogëlushes së ndjerë ka prekur mijëra zemra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes të tjerash dhe teksa shpreh dashurinë e madhe që kishte për të bijën, ai thotë se vajza u vra në mënyrë monstruoze dhe të dhunshme, duke shtuar se nuk mund ta përshkruante dot me fjalë gjithë dhimbjen që ata kishin.

“Si mund ta përshkruash me fjalë se si mund të ndjehem nga një vdekje e pakuptimtë e të vetmes fëmijë?

Emili ishte e rrahura e zemrës tonë, ishte vrapimi i hapave tonë dhe arsyeja që na zgjonte çdo mëngjes.

Emili ishte e bukur, një vogëlushe plot shpirt, një burim energjie me plot personalitet. E ardhmja jonë na është hequr padrejtësisht. Si ne mund ta jetojmë jetën kur pjesa më e madhe e jona nuk është më.

Ne nuk do ta shikojmë më Emily të rritet e u bërë një vajzë e re gjë të cilën e donim aq shumë dhe e prisnim. Ne kurrë nuk do ta shohim të bëhet nënë e mbaj në krahë fëmijën e saj siç ne e mbajtëm atë.

Humbja e Emily ka patur një impakt në jetët tona jo vetëm në familjen tonë që e donte aq shumë por në të gjithë komunitetin.

Ne nuk e kuptojmë pse ndodhi kjo. Ne duam që ata që do lexojnë këtë të kuptojnë se kjo nuk duhet të ndodhte.

Si është e mundur që një fëmijë i pafajshëm që luante në park të vritej në një mënyrë kaq violente dhe në mënyrë monstruoze?”, ka shkruar ai.

ME TE LEXUARAT