Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishin shtruar në spitalet Covid në Tiranë, humbin jetën 2 persona nga Elbasani

Koronavirusi mori sot dy jetë në Elbasan.

Raportohet se viktimat janë një 59-vjeçare dhe një 67-vjeçar, të cilët kishin disa ditë të shtruar në spitalet covid 1 dhe 2 në Tiranë, ku po mjekoheshin, por nuk arritën që të fitonin luftën me sëmundjen.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Elbasan shkon në 80 me 2 fatalitetet e sotme.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 14 humbje jete nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu sipas ministrisë së Shëndetësisë edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet