Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoti fton viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për njohje të statusit: Duhen demaskuar dhunuesit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti shprehu mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai gjatë një diskutimi mbi procesin dhe sfidat e njohjes së statusit të këtyre viktimave tha se “ata persona janë një plagë e rëndë për gjithë Kosovën”.

Siç u shpreh ai, Kosova ka nevojë si shoqëri të shërohet nga ajo plagë duke u përballur dhe duke mos harruar atë që ka ndodhur.

“Besoj thellë se kjo dhimbje mund të përballohet përmes kurajës për të demaskuar dhunuesit dhe për të ditur të vërtetën dhe për ta bërë të njohur këtë të vërtetë para botës së civilizuar”, tha Hoti.

Hoti u shpreh po ashtu se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuar për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale.

“E ftojë gjithë shoqërinë tonë që të mbështesin ketë proces sepse turpi nuk është i viktimave të krimit, por i atyre që kanë kryer këto krime”, tha ia.

Kurse, ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se të mbijetuarit e dhunës seksuale, ende po përballen më probleme të mëdha. Ajo, tha se të gjitha institucionet dhe shoqëria në përgjithësi duhet të angazhohen më shumë që të mbijetuarve të dhunës, t’u kthehet besimi dhe inkuadrimi në shoqëri.

“E dimë së të mbijetuarit e dhunës seksualë gjatë luftës në Kosovë, po përballën me probleme të shumta, duke u nis nga pasiguria që ata i rrethon në shoqëri. Mungesa e mbështetjes së familjes dhe frika se mund të gjykohen prapë nga komuniteti në përgjithësi dhe nga rrethi i tyre për krimin që ata dhe ato kanë përjetuar dhe për krimin që është kryer padrejtësisht ndaj trupit të tyre”, tha Jahjaga.

Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që personave që përjetuan këto krime gjatë luftës, t’u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, me çka u është mundësuar të marrin pensionin ligjor që arrin në vlerën prej rreth 230 euro në muaj.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, deri tash ka pranuar 1,361 aplikacione për pension. Deri tash, sipas këtij komisionit, marrin pagë mujore 894 persona. Nga ky numër, 31 janë burra të cilët kanë përfituar këtë pension nga shteti.

Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet