“Gjaku shkon me gjak”, xhaxhai i 25-vjeçarit paralajmëron hakmarrje: Kam 5 djem

Aktualitet
“Gjaku shkon me gjak”, xhaxhai i 25-vjeçarit

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik.

Gazetarja Anila Hoxha ka intervistuar ekskluzivisht për Open në Top Channel, xhaxhain e viktimës Hasan Rasha. Familjarët kanë hedhur poshtë versionin e policisë. Në rast se nuk zbardhet ngjarja nuk e di si do shkojë kjo punë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kërkoj që të zbardhet kjo ngjarje se nuk e di si do shkojë puna. Ne nuk jemi një familje që kërkojmë sherr. Ne i shuajmë sherret”- tha xhaxhai i viktmës.

A do të thotë kjo se mund të shkoni në vetëgjyqësi?- e pyeti Anila Hoxha.

‘Nuk e di si do shkojë kjo punë. Unë kam 5 djem vetë dhe jam i 5-ti vëlla. Gjaku shkon me gjak. Prandaj në kërkojmë nga shteti, prokuroria, policia dhe nga ju gazetarët të zbardhet kjo ngjarje’- tha Hasan Rasha.

ME TE LEXUARAT