Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjermania në “karantinë të fortë” që nga 27 dhjetori, shkak rastet e shumta me Covid-19

Autoritetet gjermane konsiderojnë të vendosin masa karantinë të fortë duke filluar që nga data 27 dhjetor të këtij viti.

Sipas mediave të huaja, nëse ata do të futeshin në funksion vetëm supermarketet do të lejoheshin të punojnë dhe se ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane Angela Merkel të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me Covid-19.

Për mbajtjen e këtij takimi nuk është caktuar akoma një datë, por Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, e ka bërë të ditur edhe të hënën kancelarja Merkel, derisa iu është drejtuar anëtarëve të partisë së saj Demokristiane (CDU).

“Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës”, u citua të ketë thënë ndër tjerash Merkel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet