Foto/ Fjoralba Ponari zbulon portretin e partnerit pasi deklaroi se do e mbante vetëm për veten

Showbiz

Vitin e kaluar Fjoralba Ponari ka pranuar se ishte në një lidhje dashurie. Në atë kohë kishte postuar vetëm një foto, me fytyrën e mbuluar të partnerit, duke e lënë misterioz.

Ajo u shpreh se ishte penduar për postimin e fotos, duke pohuar që kishte bërë një pakt me veten që do e mbante partnerin larg syve kureshtarë. Ditën e djeshme Fjoralba postoi një foto në krahë tij, por këtë herë pa i fshehur portretin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse Fjoralba, ka publikuar foto me portretin e mbuluar, kjo nuk i ka penguar ndjekësit ta zbulonin indetitetin e partnerit saj, me emrin Françesko, i cili është atlet në sportin e xhudos në Tiranë, si dhe inxhinier software-i në profesion.

Gjithashtu moderatorja Fjoralba Ponari, prezantoi së fundmi në Instagram, programin më të ri të cilin do ta drejtojë në Top Channel. Emisioni quhet “Më thuaj një dëshirë” dhe ka në qendër fëmijët, dëshirat e tyre dhe surprizat.

ME TE LEXUARAT