Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Forcat serbe dogjën dhe shkatërruan shtëpinë e Jakup Krasniqit

Vajza e ish-kryeparlamentarit , Jakup Krasniqi, Gresa, pak më parë ka publikuar disa fotografi në “Facebook” me mbishkrimin “UÇK – ndërmarrje e përbashkët çlirimtare”.

Gjithashtu Gresa krah fotove ka njoftuar se në këto fotografi shihen pamje të shtëpisë së Jakup Krasniqit dhe vëllezërve të tij në Negroc, në vitin 1999.

Shtëpi të cilat janë të djegura dhe të shkatërruara nga forcat serbe.

Jakup Krasniq së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po qëndrojnë në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet